United kërkon zëvendësues të Ronaldos

dardanmiftari | Sunday, April 05, 2009 | 0 Komente

"News of the World" njofton se edhe Manchester Unitedi i është bashkuar garës për të fituar shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.
Tabloidi britanik njofton se kampionët anglezë do të konkurrojnë me Barcelonën dhe Interin, për ta transferuar në Old Trafford francezin 25-vjeçar. I njëjti burim pohon se Djajtë e Kuq tashmë kanë filluar bisedimet me Ribery, i cili konsiderohet si zëvendësues i denjë i Cristiano Ronaldos, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet në drejtim të Real Madridit këtë verë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...