Juve shënjestron David Villan

dardanmiftari | Sunday, April 05, 2009 | 0 Komente

"Tuttosport" njofton se drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, është duke planifikuar një ‘sulm të dyfishtë’ për të sjellë në Torino dyshen e Valencias, David Silva dhe David Villa.
Zonja e Vjetër qe disa muaj ka shprehur interesim për mesfushorin e Los Che, David Silva, i cili mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin në fund të sezonit, ndërsa informatat më të reja pohojnë se bardhezinjtë nuk do të ndalen vetëm me kaq, por ata do të kërkojnë t’ia rrëmbejnë Valencias në krizë, edhe sulmuesin kryesor, David Villa. 27-vjeçari është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferëve, ndërsa Juve duhet të luftojë me Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Chelsean, si edhe t’i përgatisë 30 milionë euro, nëse dëshiron shërbimet e spanjollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...