Hyypia falënderon fansat e Liverpoolit
Sami Hyypia, i cili këtë verë do të transferohet në kampionatin gjerman te Bayer Leverkusen, ka falënderuar fansat e Liverpoolit për lamtumirën emocionale gjatë fitore së djeshme ndaj Tottenhamit.
“Ishte fantastike dhe do të doja t’i falënderoj fansat për atë dhe për përkrahjen e mahnitshme gjatë 10 viteve sa kam qenë në klub. Ka pasur ca lot në fund dhe u befasova që i mbajta ato brenda deri në atë moment. Ishte një moment dëshpërues për mua”, ka thënë Hyypia. “Gjithmonë kam pasur raporte të mira me fansat. Ata më kanë trajtuar mua si të vetin, që nga dita e parë dhe kjo kurrë nuk do të ndryshojë. Do të më mungojnë”, ka shtuar më tej mbrojtësi finlandez. Hyypia ishte afër për të bërë një lamtumirë perfekte, por goditja e tij me kokë në lojën shtesë, u ndalua nga lojtarët e Tottenhamit, në ndeshjen e djeshme.
Category: Futboll
0 Komente