Shearer: Newcastle ka nevojë për ndryshime të mëdha
Newcastle United ka nevojë për ndryshime të mëdha nëse klubi dëshiron të rikthejë shkëlqimin e mëhershëm, thotë trajneri aktual Alan Shearer.
Ish-sulmuesi i kombëtares angleze u soll në klub si menaxher për ndeshjet e fundit, por dështoi ta mbajë klubin në Premier League, dhe tash beson se ekipi ka nevojë për ndryshime të mëdha, për të kthyer formën e mëhershme. “Ka nevojë të bëhen ndryshime të mëdha, të largohen lojtarë, të vijnë lojtarë. Nuk mund të ankohem (për eliminimin nga Liga Premier), ne nuk ishim të mirë gjatë 38 ndeshjeve”, ka thënë Shearer. “Uroj ekipet tjera të cilat mbijetuan. Ata do të jenë pjesë të Premier League, ndërsa ky klub do të kërkojë të kthehet. Ka nevojë për shumë ndryshime, nga kreu deri në fund. Janë bërë shumë gabime”, ka shtuar legjenda e futbollit anglez.
Category: Futboll
0 Komente