Interi arrin marrëveshje me Aranutovic

dardanmiftari | Wednesday, May 20, 2009 | 0 Komente

"Corriere dello Sport" njofton se përfaqësuesit e Interit janë takuar me përfaqësuesin e sulmuesit të Twentes, Marko Arnautovic, dhe kanë arritur marrëveshje për kërkesat e lojtarit, i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me zikaltrit, ndërsa do të fitojë dy milionë euro në sezon.
Tani mbetet që dy skuadrat të vendosin për çmimin e transferim dhe Arnautovic do ta veshë fanellën zikaltër. Më herët është njoftuar se Nerazzurët kishin arritur një marrëveshje paraprake me skuadrën holandeze (që të paguajnë 13 milionë euro), mirëpo ata tani kërkojnë 15 milionë euro për qendërsulmuesin e tyre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...