Juve dhe Udine merren vesh për Quagliarellan
Juventusi po përparon në tentativën për ta transferuar sulmuesin e Udineses, Fabio Quagliarella, pasi që "Tuttosport" njofton se dy skuadrat janë marrë veshe për çmimin e lojtarit.
Sipas gazetës torineze, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Alessio Secco, të martën është takuar me homologun e tij nga Friuli, Pietro Leonardi, në Milano. Pas takimit i cili ka zgjatur dy orë, dy drejtorët kanë ardhur në një pikë të përbashkët për çmimin prej 14 milionë eurosh, të cilin Bianconerët do ta pranojnë dhe në javët në vijim pritet të nënshkruajnë marrëveshje me sulmuesin italian.
Category: Futboll
0 Komente