Ranieri do ta padisë Juventusin

dardanmiftari | Wednesday, May 20, 2009 | 0 Komente

Të hënën Juventusi e ka shkarkuar Claudio Ranierin nga posti i trajnerit, ndërsa ky i fundit ka vendosur të ngrejë padi kundër skuadrës nga Torino.
“Blanc (menaxheri gjeneral i Juves) i ka shkelur fjalët e tij. Burrat e vërtetë nuk bëjnë gjëra të tilla. Dhe mbi të gjitha ky nuk përkon me stilin e Juves”, është cituar Ranieri nga “La Repubblica”. 57-vjeçari ka kërkuar nga avokati i tij, Mattia Grassani, që ta padisë Zonjën e Vjetër. Kontrata e Ranierit ishte valide deri në qershor të vitit 2010, ndërsa në kuadër të kontratës thuhej se nëse Juve e shkarkon trajnerin, atëherë duhet t’i paguajë kompensim prej 1.5 milion euro. Ndërsa pas shkarkimit të tij, Bianconerët janë zotuar t’ia paguajnë vetëm pagat e zakonshme Ranierit deri sa të përfundojë kontrata e tij ose deri sa të angazhohet në një skuadër tjetër, për të cilën gjë po ashtu duhet të marrë lejen e Juventusit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...