United kampion i Anglisë
Ndeshja derbi e javës së 37-të e Ligës Premier, e zhvilluar në Old Trafford, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, ka përfunduar me rezultat 0-0, dhe në këtë mënyrë me një pikë të fituar Djajtë e Kuq janë shpallur kampionë të edicionit 2008/2009 të Kampionatit anglez.
Djajtë e Kuq e filluan takimin e të shtunës me vetëm një pikë larg titullit, që do të thoshte se edhe barazimi do të ishte mjaftueshëm që ata ta mbronin titullin e Kampionatit anglez.
Pjesa e parë
Përkundër rasteve të shumta në të dyja anët, pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola. Në 45 minutat e para të ndeshjes skuadra mysafire pati një dominim të lehtë dhe dukej se Topçinjtë kishin dëgjuar kërkesën e trajnerit të Liverpoolit, Rafael Benitez, për ta mposhtur Unitedin dhe për ta mbajtur gjallë shpresën e Redsave për t’u shpallur kampionë. Mirëpo, përkundër disa tentativave të lojtarëve mysafirë, ata nuk arritën të shënojnë gol në portën e Van der Sarit, derisa kanë mundur të dënohen nga sulmi i Manchës, të cilët pritnin rastin e duhur për të dënuar.

Megjithatë, në fund të gjysmës së parë të lojës rrjetat mbetët të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të lojës.
Pjesa e dytë
Edhe në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Arsenalit ishte më kërkuese ndaj golit, derisa në pjesën më madhe të gjysmës së dytë vendasit ishin të përqendruar te kundërsulmet.
Pjesa e dytë
Edhe në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Arsenalit ishte më kërkuese ndaj golit, derisa në pjesën më madhe të gjysmës së dytë vendasit ishin të përqendruar te kundërsulmet.
Topçinjtë arritën ta menaxhojnë më mirë ndeshjen dhe patën më shumë raste, mirëpo ishin të pafuqishëm përballë mbrojtjes së fuqishme të Djajve të Kuq, përkundur se mungonte njeriu kryesor i mbrojtjes Rio Ferdinand. Deri në fund të takimit nuk u shënua asnjë gol dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.
Me këtë barazim dhe këtë pikë të fituar Manchester United shpallet edhe matematikisht fitues i Ligës Premier për sezonin 2008/2009, një javë pa përfunduar Kampionati, dhe kështu barazon rekordin prej 18 titujsh me Liverpoolin.
Category: Futboll
0 Komente