Cannavaro: Pas një viti do të shihni Itali tjetër

dardanmiftari | Monday, June 22, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi italian Fabio Cannavaro thotë se eliminimi i tyre i mbrëmshëm nga Brazili në Kupën e Konfederatave nuk duhet të shkaktojë panik.
Italia u mposht me rezultat 3-0 nga Brazili në ndeshjen e fundit të grupit B, duke mos gjetur vend në gjysmëfinalen e kësaj gare. “Ky largim dhemb pasi erdhëm këtu për t’u përpjekur për trofeun dhe për t’u dhënë përvojë disa djemve. Por kjo nuk duhet të na bëjë të humbim shpresat nga objektivi kryesor, dhe ky është kualifikimi për në Kupën Botërore”, ka thënë Cannavaro. “Për më tepër, pas një viti, sërish në Afrikën e Jugut do të shihni një Itali tjetër”, ka shtuar mbrojtësi i rikthyer te Juventusi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...