Kupa e konfederatave: Brazili ‘eliminon’ Italinë

dardanmiftari | Monday, June 22, 2009 | 0 Komente

Italia është mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen e fundit të grupit B të Kupës së Konfederave nga Brazili, duke humbur edhe rastin për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të kësaj gare.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mposhtur befasisht Egjiptin me rezultat 3-0, duke siguruar kështu biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.Brazili ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e tretë të Kupës së Konfederatave, duke mposhtur kampionin e botës me rezultat të thellë, 3-0, që të tre golat e shënuar në pjesën e parë.Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, shënoi dy gola për Brazilin (37’ dhe 43’), derisa një gol tjetër erdhi ‘dhuratë’ për brazilianët nga mbrojtësi italian Andrea Dossena, i cili shënoi në rrjetën e gabuar (45’).Pavarësisht fitores së Brazilit, është Italia ajo që dominon në lajmin, pasi përfundon në pozitën e tretë të grupit dhe eliminohet nga gara e mëtejmë. Brazili në gjysmëfinale do të takohet me nikoqirin e Kupës së Konfederatave, Afrikën e Jugut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...