Spanja shënon fitore minimale ndaj Irakut

dardanmiftari | Wednesday, June 17, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Evropës, Spanja, ka shënuar fitore minimale ndaj kampionit të Azisë, Irakut, në kuadër të ndeshjes së grupit A të Kupës së Konfederatave, duke siguruar vend për në gjysmëfinalen e kësaj gare.
Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi i Valencias, David Villa, ishte ai që theu rezultatin e ndeshje me anë të një goli të shënuar me kokë në minutën e 55-të të ndeshjes, e që doli të ishte vendimtar për tri pikët e reja të Spanjës. Në ndeshjen e ardhshme, kampioni i Evropës do të takohet me nikoqirin e Kupës së Konfederatave, Afrikën e Jugut, por pavarësisht të këtij rezultati Spanja tashmë është e kualifikuar për në gjysmëfinale. Iraku, pavarësisht se ka vetëm një pikë nga dy ndeshje, mund të ketë rast të kualifikohet nëse mposht Zelandën e Re në ndeshjen e fundit, dhe nëse Afrika e Jugut humb pikë në ndeshjen tjetër e sotme kundër Zelandës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...