United përballë Birmingham në ndeshjen e parë të sezonit të ri

dardanmiftari | Wednesday, June 17, 2009 | 0 Komente

Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, do ta fillojë garën për mbrojtjen e titullit në fushë të vet kundër ekipit të rikthyer në ligën elite të futbollit anglez, Birmingham, më 15 gusht.
Në ndeshjen e dytë Djajtë e Kuq do të përballen po ashtu me një ekip të ri në Ligën Premier, pasi do të udhëtojnë te Burnley. Derbi i parë për United do të jetë në fund të muajit gusht, 29, kur do ta presin Arsenalin në Old Trafford. Nga ndeshjet tjera të javës së parë, Chelsea po ashtu do të luajë në fushë të vet, pasi do të presë në Stamford Bridge, Hull Cityn. Liverpooli do të jetë pjesë e derbit të javës së parë, pasi udhëton te Tottenham, ndërsa Arsenali po ashtu do të zhvillojë një derbi në fushë të Evertonit.


Në javën e parë do të takohen:

Aston Villa v Wigan

Blackburn v Man City

Bolton v Sunderland

Chelsea v Hull City

Everton v Arsenal

Man Utd v Birmingham

Portsmouth v Fulham

Stoke v Burnley

Tottenham v Liverpool

Wolverhampton v West Ham

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...