Tirana përballë Stabaekut në LK

dardanmiftari | Monday, June 22, 2009 | 0 Komente

Të hënën në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e pare eliminatore të “Uefa Champions League”, me ç’rast Kampioni i Shqipërisë, Tirana do të përballet me kampionin norvegjez Stabaek IF.
Ndryshe nga pjesëmarrjet e tjera në Ligën e Kampionëve, këtë herë kërkohet më shumë nga bardheblutë nisur edhe nga prononcimet e donatorit Refik Halili, i cili nuk ka kërkuar thjeshtë kalimin e një faze, por një paraqitje më dinjitoze se herët e tjera. Megjithëse shorti nuk është treguar shumë bujar me Tiranën, ekzistojnë mundësitë për të kaluar fazën e parë të eliminatoreve, mirëpo duhen parë dhe lojtarët që mund të afrohen deri në përballjen e parë. Ndeshjet e para te vlefshme për Ligën e Kampionëve do të luhen me 14 dhe 15 korrik ndërsa ato të kthimit me 21 dhe 22 korrik dhe bardheblutë do të presin në Tiranë vikingët e Stabaek IF.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...