Lippi: Ky ekip nuk do të luajë në KB

dardanmiftari | Monday, June 22, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, është shprehur mjaft i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në Kupën e Konfederatave, e cila me humbjen e të dielës mbrëma nga Brazili, u eliminua nga konkurrimi i mëtutjeshëm në këtë garë.
“Kjo është periudha më e keqe që e kemi pasur që nga momenti kur kam marrë drejtimin e përfaqësues” “Asnjëherë nuk kam thënë se ky grup lojtarësh do të luajnë edhe në Kampionatin Botëror. Do të ketë rregullime”. “Projekti i rinovimit të përfaqësueses është duke u zhvilluar dhe ky është vetëm një moment i rindërtimit tonë”. “Duhet të vazhdojmë të bëjmë analiza dhe të furnizohemi me lojtarë tjerë. Motivi dhe vullneti ekzistojnë, mirëpo mungon diçka tjetër”, ka thënë Lippi për “Sky Sport Italia”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...