Zyrtare: Bayerni transferon Pranjicin

dardanmiftari | Monday, June 22, 2009 | 0 Komente

Bayern Munichu ka kompletuar transferimin e mesfushorit kroat Danijel Pranjic nga Heerenveen, dhe kjo është konfirmuar nga faqet zyrtare të të dyja skuadrave.
27-vjeçari kishte arritur marrëveshje me bavarezët tri javë më parë, mirëpo Bayerni refuzoi të paguante vlerën e caktuar nga skuadra holandeze për lojtarin, dhe tani njoftohet se gjiganti gjerman do të paguajë shtatë milionë euro për shërbimet e kroatit. Pranjic ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri dhe njëherit ka thënë që është shumë i lumtur për realizmin e ëndrrës së tij. “Ky është realizmi i ëndrrës time. Bayern Munichu është njëra nga skuadrat më të mira në Evropë dhe është në nivel të njëjtë me Barcelonën, Real Madridin dhe Liverpoolin”, është shprehur Pranjic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...