Benzema prezantohet pa numër

dardanmiftari | Friday, July 10, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i ri i Real Madridit, Karim Benzema, është prezantuar zyrtarisht të enjten mbrëma në Santiago Bernabeu para 15.000 tifozëve.
Kaka zgjodhi numrin 8, Raul Albiol numrin 18, ndërsa Cristiano Ronaldo numrin 9, kështu që nuk mbeti asnjë numër në dispozicion për ish-sulmuesin e Lyonit, i cili duhet të presë largimin e ndonjërit nga lojtarët madrilenë që ta marrë numrin e tij. Spekulohet se numri 19 do t’i takojë sulmuesit francez, pas largimit të Klaas-Jan Huntelaar. “Jam shumë i lumtur që do të luaj në skuadrën ku kanë luajtur idhujt e mi, Zidane dhe Ronaldo. Faleminderit Florentino Perez”, ka thënë Benzema gjatë prezantimit me fanellën e Realit pa numër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...