Melo: Juve mund të fitojë gjithçka

dardanmiftari | Tuesday, July 14, 2009 | 0 Komente

Mesfushori brazilian Felipe Melo thotë se Juventusi është i aftë për t’i fituar të gjithë titujt për të cilët garon në sezonin e ardhshëm.
Braziliani është në prag të kalimit në Juve nga Fiorentinas, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën e dëmshpërblimit dhe lojtari arriti marrëveshje për kushtet personale.“Është e nevojshme të punojmë pa ndalë për ta bërë ekipin të jetë numër një. Unë jam maksimalisht i irrituar kur nuk fitojmë dhe planifikoj të filloj menjëherë me fitore”, thotë Melo.“Skudeton ose Ligën e Kampionëve? Edhe Skudeton edhe Ligën e Kampionëve, Juventus mund t’i fitojë të gjitha. Por duhet të punojmë pa ndalë. Duhet të shkojmë hap pas hapi”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...