Valencia: Nuk jam zëvendësim i Ronaldos
Antonio Valencia është i bindur se ai nuk është sjellë në Manchester United për të plotësuar zbrazëtirën e lënë nga Cristiano Ronaldo.
“E kam përmendur këtë disa herë në të kaluarën. Kur kam biseduar së pari me Manchester Untied, kurrë nuk më është thënë se do të vija të zëvendësoja Cristiano Ronaldon”, thotë Valencia.“Me sa duhet ai ka arritur t’ia dalë shumë mirë këtu, pasi është një lojtar i shkëlqyeshëm, por unë jam këtu për të bërë gjërat që di t’i bëj mirë. Kam një dëshirë të madhe për të arritur sukses dhe kurrë nuk do ta krahasoj veten me të”, ka shtuar lojtari nga Ekuadori.
Category: Futboll
0 Komente