Buffon: Dua të luaj përkundër nevojës për operacion

dardanmiftari | Monday, October 12, 2009 | 0 Komente

Kohëve të fundit është njoftuar se portieri i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, qe një kohë të gjatë po luan me një menisk të lënduar, ndërsa është e nevojshme ndërhyrja kirurgjike për ta trajtuar dëmtimin.
“Është një problem të cilin e kam qe një kohë të gjatë. Por unë ndjehem mirë dhe është diçka që nuk më shqetëson”. “Nuk e di nëse do të luaj kundër Qipros të mërkurën, ndoshta për faktin që Lippi do të provojë lojtarë të tjerë, mirëpo unë do të jem në gjendje të luaj (në të ardhmen)”. “Mendoj se do të pushoj, por për faktin se dëshiroj të jem në fushë të shtunën kundër Fiorentinas. Thjesht do të luaj”, ka thënë Buffon për “Corriere dello Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...