Elvir Muriqi nokauton sërish amerikanin Teylor
Boksieri i njohur nga Kosova, Elvir Muriqi, që garon në boksin profesionist, sërish ka fituar meçin përballë amerikanit Taylor, të shtunën në Carolina të SHBA-së.
Elvir Muriqi ka përsëritur suksesin e gjashtë viteve më parë. Ai në një atmosferë të madhe, ku nuk munguan as tifozët shqiptar, mposhti amerikanin Taylor me ndërprerje në raundin e tretë. Elvir Muriqi nga roundi i parë mori nën kontroll duelin dhe ishte vetëm çështje kohe se kur Taylor do të dorëzohet. Raundi i tretë ishte prapë fatal për amerikanin Taylor, kur Muriqi pas një seri kombinimesh i dha fund takimit të tyre duke nokautuar Taylorin. Elvir Muriqi me këtë fitore do të rikthehet në mesin e top-15 boksierëve të të gjithave versioneve botërore. Vlen të përmendim se dueli ishte edhe për titullin e UNBC të Amerikës në kategorinë gjysmë të rënd. Ky titull nuk është shumë i madh mirëpo është një çmim të cilët do t’i hap për të fituar ndonjë nga katër titujt e njohur botërorë.
Category: Boks
0 Komente