Danimarka kualifikohet, Portugalia në vend të dytë

dardanmiftari | Sunday, October 11, 2009 | 0 Komente

Dy golashënuesit e Portugalisë, Simao dhe Liedson. Danimarka është kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Botëror pasi e ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal prej 1-0.
Heroi i danezëve në këtë ndeshje ishte Jakob Poulsen, i cili shënoi golin e fitores (79’), për të siguruar tri pikët që e dërgojnë Danimarkën në Afrikën e Jugut. Në ndeshjen tjetër e Grupit 1, Portugalia e ka mposhtur Hungarinë me rezultat prej 3-0 për të zënë vendin e dytë dhe për të shpresuar që të sigurojë ‘play-off’-in. Dy golat e Simao Sabrosa (18’ dhe 79’) dhe një gol i Liedson, siguruan fitoren e Portugalisë që tash pozicionohet e dyta me një pikë më shumë se Suedia. Nëse portugezët e mposhtin Maltën në ndeshjen e fundit, atëherë do të shkojnë në ‘play-off’ ku do ta kenë mundësinë që të sigurojnë një vend në Afrikën e Jugut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...