NBA: Cavaliers pësojnë humbjen e dytë
Cleveland Cavaliers kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, pavarësisht kontributit të MVP-së së sezonit të kaluar, LeBron James, i cili shënoi triple-double.
Cavaliers, të dëshpëruar nga pritjet e mëdha pas përforcimeve të sjella si Shaquille O'Neal, Anthony Parker dhe Jamario Moon, sërish zhgënjyen mbrëmë kur u mposhtën me rezultat 101-91 nga Toronto Raptors, vetëm një ditë pasi humbën me rezultat 89-95 nga Boston Celtics.James shënoi 23 pikë dhe kontribuoi me 12 asistime dhe 11 kërcime për Cavaliers, derisa italiani Andrea Bargnani udhëhoqi te Raptors me 28 pikë. Chris Bosh shënoi 21 pikë dhe 16 kërcime për fituesit, ndërsa O'Neal shënoi 12 pikë dhe shtatë kërcime për humbësit.
Category: Basketboll
0 Komente