Gjendet një letër e portierit të vetëvrarë Enke

dardanmiftari | Wednesday, November 11, 2009 | 0 Komente

Policia gjermane ka pohuar se ka gjetur një letër të shkruar nga portieri i kombëtares gjermane, Robert Enke, i cili mbrëmë ka vdekur pasi është shkelur nga një tren ekspres në afërsi të Hannoverit.
Vdekjen e 32-vjeçarit Enke mbrëmë e pohoi presidenti i Hannoverit ku ka luajtur portieri, ndërsa të dhënat e para kanë thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Mëngjesin e sotëm policia gjermane pohoi se ka gjetur një letër nga Enke, në të cilën është thënë se ai do të bëjë vetëvrasje.“Mund të pohoj se kemi gjetur një letër të shkruar por për respekt të familjes së tij nuk do të themi asgjë më shumë”, ka thënë zëdhënësi i policisë. Mbrëmë qindra fansa janë mbledhur para stadiumit të Hannoverit, duke dërguar lule dhe duke ndezur qirinj në shenjë kujtimi për kapitenin e ekipit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...