Moratti: Tash radhën e ka Barcelona
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i bindur se skuadra e tij do ta mposhtë Barcelonën në ndeshjen e radhës të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Zikaltrit janë në krye të Grupit F pas fitores sensacionale kundër Dynamo Kievit, mirëpo ende nuk e kanë të siguruar kualifikimin, por këtë do ta bënin nëse e mposhtin Barcelonën më 24 nëntor në Camp Nou. “Tash duhet të shkojmë te Barcelona dhe të fitojmë. Mendoj se skuadra është e aftë për ta bërë këtë”, ka thënë Moratti.
Category: Futboll
0 Komente