Edhe një muaj moslojë për Ronaldon
Pikërisht atëherë kur pritej që Cristiano Ronaldo të kthehet nga lëndimi, vijnë lajme të këqija për madrilenët- portugezi do të mungojë së paku edhe një muaj.
Marca njofton se anësori i Real Madridit u është nënshtruar disa ekzaminimeve të reja të cilat kanë treguar se ai do të qëndrojë afër një muaj në një program rikuperimi. “Nuk ka pasur përmirësime në edemin e ashtit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga klubi. Për më keq, nëse problemi vazhdon, atëherë Ronaldo duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Category: Futboll
0 Komente