Mourinho kërkon 70 mijë tifozë kundër Romës
Interi dhe Roma takohen të dielën në Giuseppe Meazza për të zhvilluar ndeshjen e javës së 12-të në Serie A, ndërsa trajneri i zikaltërve Jose Mourinho ka kërkuar nga tifozët që të jenë në numër sa më të madh në stadium.
Portugezi ka kërkuar numër të njëjtë tifozësh edhe në ndeshjen e fundit të fazës grupore, të cilën Interi do ta zhvillojë kundër Rubin Kazanit para tifozëve të vet. “Do të jem i zhgënjyer nëse nuk do të ketë 70.000 tifozë në stadium, në raundin vendimtar (të Ligës së Kampionëve) kundër Rubin Kazanit dhe po ashtu edhe kundër Romës të dielën”, ka thënë Mourinho për Sky.
Category: Futboll
0 Komente