Messi pranon Topin e Artë

dardanmiftari | Sunday, December 06, 2009 | 1 Komente

Lionel Messi (Topi i Arte)Fituesi i sivjetmë i Topit të Artë, Lionel Messi, mëngjesin e të dielës ka marrë çmimin e tij në Francë, dhe ka falënderuar bashkëlojtarët e tij që i kanë ndihmuar që ta fitojë këtë çmim.

Argjentinasi grumbulloi 473 pikë duke fituar bindshëm para Cristiano Ronaldos dhe bashkëlojtarit të tij, Xavi Hernandez që përfundoi në vendin e tretë. Lionel Messi duke puthur Topin e Arte“Ua dedikoj Topin e Artë kolegëve të mi, dhe e ndaj këtë trofe me ta. Dëshiroj ta falënderoj familjen time, miqtë e mi dhe vëllezërit e mi që janë gjithmonë me mua”, tha 22-vjeçari gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. messi ma imiri yess eka miritu topin eart dhe ne vitin e ardhshum do ta fitoj messii topin se ma imiri eshte mesiiiiiii

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...