Wenger: Anglia mund ta fitojë Botërorin

dardanmiftari | Sunday, December 06, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Anglia ka rastin më të mirë për ta fituar Kampionatin Botëror 2010, që zhvillohet verën që vjen në Afrikën e Jugut.
“Po, Anglia ka një shans të mirë- mirëpo unë nuk dëshiroj të jepem pas euforisë, e cila është duke u ndërtuar këtu tash për tash”. “Çështja është se secilën herë që themi se Anglia do të ketë sukses, dhe nuk ka, skuadra ‘goditet’ rëndë”. “Prandaj po e them që Anglia të shkojë atje me më pak pritje. Por unë nuk shoh ndonjë arsye të dukshme pse nuk mund të fitojë- por ende do t‘i duhet fati dhe gjithçka duhet të jetë në vend gjatë katër javëve (të Kampionatit Botëror)”, është shprehur Wenger për The Daily Star Sunday.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...