Parma mban vendin e katërt, Viola në vend të pestë

dardanmiftari | Sunday, December 06, 2009 | 0 Komente

Festa e lojtarëve të Fiorentinas. Fiorentina ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Atalantas për t’u ngjitur në vendin e pestë në tabelë.
Takimi i zhvilluar në Stadio Franchi ka përfunduar me fitoren e vendasve prej 2-0.
Juan Manuel Vargas kaloi Violan në epërsi (26’), ndërsa një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Alberto Gilardino vendosi fitoren. Pas kësaj fitoreje, Fiorentina ka pikë të barabarta me Sampdorian që gjendet në vendin e gjashtë, dhe një pikë më pak se Parma që gjendet në vendin e katërt. Parmanët kanë barazuar me rezultat 2-2 si mysafirë të Genoas për të mbajtur pozitën e katërt në tabelë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...