De Rossi lëvdon pjekurinë e Romës

dardanmiftari | Sunday, January 10, 2010 | 0 Komente

Roma arriti që të fitojë ndeshjen kundër Chievos, edhe pse që nga minuta e 11-të luajti me një lojtar më pak, ndërsa realizuesi i golit të vetëm Daniele De Rossi, ka lëvduar shpirtin e bashkëlojtarëve të tij.
“Gjithçka dukej se po shkonte këndshëm, por nuk ishte shkruar të ndodhte ashtu... Sido që të jetë, ne reaguam mirë dhe treguam qëndrueshmëri dhe bashkëveprim, kjo është ajo që duhet ta bëjmë”, tha mesfushori italian për Roma Channel.
Të mërkurën, Roma lëshoi 2 pikë në ndeshjen kundër Cagliarit duke pranuar dy gola në minutat shtesë, mirëpo këtë radhë Giallorossët u treguan të vëmendshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...