Përfaqësuesja e Togos do të luajë edhe pas incidentit tragjik

dardanmiftari | Sunday, January 10, 2010 | 0 Komente

Përfaqësuesja Togos në futboll ka vendosur të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës, me gjithë vendimin për tërheqje të marrë nga qeveria e vendit.
Të premten, ekipi i futbollit të Togos u sulmua nga rebelët, e për pasojë mbetën të vdekur ndihmëstrajneri, zëdhënësi i shtypit dhe shoferi i autobusit. Së paku shtatë persona të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve dhe një lojtar.
Futbollistët e Togos vendosën të qëndrojnë në Angola e të luajnë në kujtim të tre personave që humbën jetën.
Organizatorët njoftuan se ndeshjet do të zhvillohen siç ishin paraparë, pavarësisht incidentit vdekjeprurës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...