Interi është i interesuar për Bacary Sagna

dardanmiftari | Saturday, January 30, 2010 | 0 Komente

Agjenti i mbrojtësit të Arsenalit, Bacary Sagna, ka zbuluar se për klientin e tij është i interesuar kampioni i Serie A, Interi.
Spekulimet se trajneri i Interit, Jose Mourinho, ishte në fans i 26-vjeçarit dalin të jenë të vërteta, me agjentin e Sagna që ka konfirmuar interesimin.
“Sagna ka joshur interesim të madh te Inter”, ka thënë agjenti i lojtarit, Christophe Mongai, për gazetën franceze Le Quotidien du Foot.
Megjithatë vetëm ndonjë ofertë e majme do të arrijë të bindë Arsene Wenger të heqë dorë nga njëri prej lojtarëve më stabil të ekipit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...