NFL: Saints triumfojnë në Super Bowl

dardanmiftari | Monday, February 08, 2010 | 0 Komente

MVP i NFL, Drew Brees Ekipi i futbollit amerikan, New Orleans Saints, ka dalë fitues me rezultat 31-17 ndaj Indianapolis Colts në Super Bowl për të fituar titullin e parë në NFL, Ligën Kombëtare të Futbollit amerikan.
Drew Brees doli fitimtar në duel me rivalin e Colts, Peyton Mannging, pasi ndihmoi Saints të rikthehen nga disavantazhi prej 10 pikësh në çerekun e parë të ndeshjes, për të fituar në fund.
“Ne besuam në veten tonë. E dinim se kishim të gjithë qytetin, ndoshta të gjithë vendin prapa. Ndjemë se ishte shkruar të ndodhte kështu. Ky ishte fati ynë”, ka thënë Brees, i cili ishte emëruar MVP (Lojtarë më i Vlefshëm).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...