Aquilani i ngazëllyer me paraqitjen e mbrëmshme

dardanmiftari | Tuesday, March 16, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, është i ngazëllyer me golin e tij të shënuar në fitoren 4-1 ndaj Portsmouth.
Italiani për herë të parë u angazhua gjatë një takimi të plotë në Ligën Premier dhe thotë goli i tij është i veçantë.
“Vërtet ndjehem mirë pasi kam shënuar golin tim të parë pas shumë kohësh. Jam vërtet i lumtur pasi edhe rezultati ishte ai për të cilin kishim nevojë”.
“Goli është edhe më i veçantë pasi e shënova para fansave tanë. Thash kur erdha në Liverpool se dua të shënoj para fansave dhe ky moment erdhi. Sot ishte një ditë e mirë dhe tash mendoj për ndeshjen tjetër”, ka thënë Aquilani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...