Lille mposht Liverpoolin

dardanmiftari | Thursday, March 11, 2010 | 0 Komente

Realizuesi i Lille, Eden Hazard, në një përballje me Emiliano Insuan. Liverpooli ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Lille, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Europa League.
Realizues i vetëm në takimin e zhvilluar në Lille-Metropole, ishte Eden Hazard (84’).
Edhe pse kjo nuk është epërsi e lartë, megjithatë mospranimi i golit në terren vendas është shumë i favorshëm për skuadrën franceze.
Ndërkohë në takimet tjera, Atletico Madridi dhe Sporting Lisbona kanë barazuar pa gola, derisa me rezultat 1-1 ka përfunduar takimi ndërmjet Rubin Kazan dhe Wolfsburg.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...