Hamburg fiton ndaj Anderlecht

dardanmiftari | Thursday, March 11, 2010 | 0 Komente

Ruud Van Nistelrooy (Hamburg) shënoi golin e dytë të Hamburgut. Hamburgu ka shënuar fitore prej 3-1 përballë Anderlechtit në takimin e zhvilluar në HSH Nordbank Arena.
Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, me anë të Joris Mathijsen (23’) dhe Ruud Van Nistelrooy (40’), ndërsa në minutat shtesë të gjysmës së parë (45’+1), Jonathan Legear realizoi për mysafirët.
Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe njëherë me anë të David Jarolim (76’), dhe kjo epërsi prej dy golash është mjaft e favorshme para ndeshjes së kthimit që do ta luajnë si mysafirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...