Advocaat jep dorëheqje si trajner i Belgjikës
Federata belge e futbollit (KBVB) ka konfirmuar dhe zyrtarisht dorëheqjen e përzgjedhësit të kombëtares belge, Dick Advocaat, i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post.
Advocaat erdhi në postin e përzgjedhësit të Belgjikës në tetor të vitit 2009-të. Ai në të njëjtën kohë ishte dhe trajner i skuadrës holandeze AZ Alkmar.
Arsyet e dorëheqjes nuk dihen, por mësohet se ai do të fokusohet plotësisht në AZ Alkmarin ose do të bëhet trajner i kombëtares ruse.
Category: Futboll

















0 Komente