Chelsea të transferojë Villan?
Chelsea është duke përgatitur një super-ofertë për sulmuesin e Valencias, David Villa, në atë që quhet fillimi i merkatos më të madhe që prej katër vitesh.
Sipas Goal.com, më në fund, 28 vjeçari duket të jetë i vendosur të largohet nga Mestalla, pasi që po kërkohet nga klube si Manchester United, Real Madrid apo Barcelona, ndërkohë që Valencia kërkon 40 milionë funte për të hequr dorë nga sulmuesi kryesor i skuadrës.
Nëse Blutë transferojnë Villan, atëherë pritet t’u tregohet dera Joe Cole dhe Michael Ballackut. Franck Ribery sipas burimeve brenda Chelseat po e shfrytëzon interesimin e Bluve për të nxitur Realin ta transferojë atë. Sipas këtyre zhvillimeve, Chelsea do të mund të tejkalonte dhe merkaton e vitit 2006 që ishte prej rreth 68 milionë funtesh.
Për këtë arsye, zyrtarët e Chelseat janë kthyer kah David Villa. Alexandre Pato është gjithashtu nën radarin e Chelseat. Braziliani do të mirëpriste një interesim nga Ancelotti.
Category: Futboll
0 Komente