Fitore e vështirë e Realit
Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme prej 2-1 përballë Almerias, për të mbajtur hapin në garën për titullin e Kampionatit spanjoll.
Reali dominoi që nga fillimi por gabimet e kohëpaskohshme në mbrojtjen mbretërore bënë që rezultati në fund të jetë i ngushtë.
Alberto Crusat klaoi vendasit në epërsi (14’) pas një reagimi të dobët të mbrojtjes mysafire, e cila ishte e tillë thuajse gjatë gjithë takimit.
Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe Cristiano Ronaldo bënë një slalom për të goditur më pas dhe për të shënuar golin e barazimit (27’).
Fitoren Realit ia solli Rafael Van der Vaart, i cili ishte i saktë pas një goditjeje nga distanca (69’).
Real Madridi gjendet në pozitën e dytë me 80 pikë, tre më pak se lideri, Barcelona.
Category: Futboll

















0 Komente