Rooney favorit për futbollistin e vitit në PL
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, duket të jetë favoriti kryesor për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligën Premier pas nominimeve të shpallura të enjten.
Rooney shoqërohet nga mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, po ashtu edhe nga sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba. Forma e mirë e Carlos Tevezit me Cityn ka bërë që edhe ai të fitojë një nominim.
“Rooney ka qenë absolutisht fenomenal në rolin e tij të ri këtë sezon, duke krijuar më shumë probleme për mbrojtësit kundërshtar”, theksoi kryeshefi i Ligës Premier, Gordon Taylor.
Category: Futboll

















0 Komente