Fulop i ngazëllyer me kalimin në City
Portieri i Sunderlandit, Marton Fulop, është i ngazëllyer me rastin e huazimit te Manchester City.
Pas lëndimit të Shay Given që do të qëndrojë jashtë fushe për pjesën e mbetur të sezonit, Cityt i është dhënë një leje e veçantë nga Liga Premier për të nënshkruar me Fulop, i cili do të debutojë në ndeshjen e të shtunës kundër Aston Villas.
“Mora telefonatë të martën nga City dhe isha më se i lumtur të vij dhe ta ndihmoj klubin. Është fantastike të jesh këtu në këtë kohë. Jam i ngazëllyer të mundohem t’i ndihmoj Cityt t’i arrijë synimet”.
“Jam i gatshëm të luaj, nëse zgjidhem. Erdha këtu të bëj një punë dhe jam i bindur se mund ta bëj atë. Ndjehem mirë, dhe ne kemi nevojë për një fitore për të siguruar vendin e katërt, që është aq e rëndësishme për klubin”, ka thënë Fulop.
Category: Futboll
0 Komente