NBA: Bucks marrin kontrollin ndaj Hawks

dardanmiftari | Thursday, April 29, 2010 | 0 Komente

Milwaukee Bucks ka bërë një rikthim të vonshëm për të shënuar fitore 91-87 ndaj Atlanta Hawks dhe për të marrë avantazhin në serinë e rundit të parë të play-offit.
Duke qenë në disavantazh prej nëntë pikësh në katër minutat e fundit të ndeshjes, Bucks shkëlqyen në këto minuta duke shënuar 14-0 dhe duke fituar në fund ndeshjen ndaj Hawks.
Brandon Jennings udhëhoqi me 25 pikë, ndërsa John Salmos shënoi 19 pikë për Bucks, që tash avancojnë 3-2 në serinë prej shtatë ndeshjeve. Al Horford shënoi 25 pikë dhe 11 kërcime për Atlanta.
Në ndeshjen tjetër në Denver, Nuggets kanë mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në rundin e ardhshëm duke shënuar fitore me rezultat 116-102 ndaj Utah Jazz. Carmelo Anthony shënoi 26 pikë dhe 11 kërcime për Nuggets, të cilët ngushtojnë në 3-2 disavantazhin e ndeshjeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...