Interi mund të dënohet për Calciopolin

dardanmiftari | Wednesday, April 07, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti. Federata italiane e futbollit (FIGC) është duke shqyrtuar mundësinë e rihapjes së gjyqit sportiv të Calciopolit, në të cilin Juventusit iu morën dy Scudetto, e që pas dëshmive të reja në Gjykatën e Napolit e akuzojnë rëndë Interin për krijimin e Calciopolit.
Presidenti i FIGC, Giancarlo Abete, është duke u konsultuar me sekretarin Stefano Palazzin, në mënyrë që të gjendet një rrugë për të rihapur gjyqin e Calciopolit pas zbulimit të incizimeve të telefonatave të Massimo Morattit me gjyqtarët në bashkëpunim me Telecom Italia.
Avokati Tito Lucrezio Millela më 13 prill do të prezantojë dëshmitë e tij për të parë nëse një gjyq i ri që do ta akuzonte Interin do të mund të rihapej. Sidoqoftë, të gjitha skuadrat dhe individët e dënuar nuk do të dëmshpërbleheshin nëse do të rihapej gjyqi. Sipas avokatit të lartpërmendur, nëse këto dëshmi do të paraqiteshin në vitin 2006, atëherë Interi që atëherë do të dënohej.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...