Nadal marshon para në Monte Carlo Masters
Kampioni aktual, Rafael Nadal, është kualifikuar në çerekfinale të Monte Carlo Masters, pasi shkatërroi gjermanin Michael Berrer me rezultat 2-0 në sete (6-0 dhe 6-1).
Numri 51 i botës së tenisit, Berrer, që arriti finalen e Zagrebit më herët gjatë këtij viti, fitoi vetëm pesë pikë në setin e parë.
Berrer arkëtoi në total vetëm 18 pikë dhe u përgëzua kur e fitoi ‘gejmin’ e parë në këtë sfidë. Sidoqoftë, forma e mirë e Nadal e vulosi takimin pas 54 minutash lojë.
Nadal në çerekfinale do të takohet me bashkëkombësin e tij, Juan Carlos Ferrero.
Category: Tenis

















0 Komente