NBA: Hawks mbyllin sezonin me fitore
Atlanta Hawks i kanë dhënë fund nëntë humbjeve radhazi në takimet ndaj Cleveland Cavaliers, për të shënuar fitore 99-83 ndaj rivalit të Konferencës Lindore në ndeshjen e fundit të sezonit.
Jeff Teague ka shënuar pikët më të larta në karrierë, 24, dhe ka kontribuar edhe me 15 asistime për Hawks, derisa të dy ekipet pushuan lojtarët më të mirë pasi kishin siguruar vend për në play-off.
Humbja e Cleveland (61 fitore dhe 21 humbje) ishte e katërta radhazi në fund të sezonit, ku ata luajtën pa shtyllën kryesore, LeBron James, që është duke u pushuar për play-off.
Category: Futboll

















0 Komente