Wenger: Jemi të papjekur

dardanmiftari | Thursday, April 15, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ekipi i tij nuk ishte i pjekur dhe nuk reagoi në mënyrën e duhur në ndeshjen e mbrëmshme.
Arsenali u mposht me rezultat 2-1 ndaj Tottenhamit në White Hart Lane, dhe duke i thënë lamtumirë garës për titullin e Ligës Premier.
“Ne humbëm një ndeshje të cilën nuk duhej të lejonim ta humbnim në garën për titull. Kjo tregon se nuk jemi mjaft të pjekur pasi nuk mund të lejoni të humbni një ndeshje të këtij lloji nëse dëshironi ta fitoni kampionatin”.
“Tash ka aq shumë presion. Është e vështirë tash të fitohet kampionati. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, por as një pikë nuk ishte e mjaftueshme nga ndeshja e sotme. Na duheshin tre pikë”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...