Pellegrini: Reali do ta tregojë karakterin e vet
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka lëvduar karakterin e skuadrës së tij në një konferencë për shtyp, duke e ‘kërcënuar’ Barcelonën me luftë deri në fund të sezonit.
“Çdo kundërshtar do të jetë i vështirë për t’u mposhtur në këtë fazë të sezonit. Ne kemi një seri të mirë në La Liga. Ishim në gjendje të kalojmë nëpër momente të vështira, duke luftuar krah për krah ndaj një Barcelone të mrekullueshme. Ne kemi fituar një numër të jashtëzakonshëm pikësh deri tani. Kjo skuadër do ta tregoj karakterin e saj deri në fund”.
“Ne kemi presion të njëjtë çdo javë. Tensioni është gjithnjë i lartë sepse gjithnjë dua që skuadra ime të jetë në një nivel të lartë. Ne kemi luftuar për titullin në të njëjtin nivel apo ca më ulët se Barcelona gjatë gjithë sezonit. Shpresoj se mund ta fitojmë kampionatin duke mos lëshuar pikë. Nuk na intereson se çfarë bën Barcelona”, ka thënë Pellegrini.
Category: Futboll

















0 Komente