Ancelotti: Nuk na ndjek hija e Mourinhos

dardanmiftari | Saturday, April 24, 2010 | 0 Komente

Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë thëniet se Chelsea dhe ai vetë janë duke jetuar nga hija e Jose Mourinhos, që ishte menaxher i bluve deri në vitin 2007.
Mourinho e ka mposhtur Ancelottin dhe Chelsean e tij për t’u hakmarrë nga të dyja anët, ndërsa Ancelotti nuk mendon se ai është duke u ndjekur nga hija e portugezit.
“Unë kuptoj këtu dy gjëra, hija dhe Mourinho. Ndoshta është e vërtetë ajo që tha Joe Cole, por Mourinho nuk është hija ime. Ai është një trajner shumë i mirë. Ai po bën punë fantastike te Interi. Ai bëri një të tillë në gjysmëfinale ndaj Barcelonës. Por, tani është tregim tjetër”, tha Ancelotti duke iu referuar deklaratës së Joe Cole, që tha se Chelsea duhet të fitojë tituj për të vrarë hijen e Jose Mourinhos.
“Fakti qe nuk kemi fituar tituj që kur shkoi Mourinho varet më shumë nga ne. Ne kemi fituar vetëm një kupë prej atëherë dhe ishim pranë fitimit të Ligës së Kampionëve. Mourinho është menaxher i mirë por nuk është as fillimi e as fundi i futbollit”, përfundoi Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...