Roddick heqë dorë nga turneu i Romës
Numri shtatë në botën e tenisit, Andy Roddick ka anuluar pjesëmarrjen në turneun Roma Masters, i cili fillon të dielën.
Amerikani në top formë ka nënvizuar problemet personale si shkak për mospjesëmarrje në këtë turne, ku do marrin pjesë gati të gjithë yjet më të mëdha të botës së tenisit.
Roddick nuk do të dënohet për anulimin e pjesëmarrjes pasi që një herë në vit ai ka të drejtë të anulojë një turne të ATP Masters. Të njëjtën gjë Roddick e bëri dhe vitin e kaluar.
Category: Tenis

















0 Komente