Ferguson i dëshiron veteranët në staf

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Bosi i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se dëshiron ta ketë në stafin e tij drejtues, treshen e veteranëve të përbërë nga Ryan Giggs, Paul Scholes dhe Gary Neville.
Që të tre të lartpërmendurit kanë vazhduar kontratat e tyre edhe për një vit, për t’u pensionuar në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Ferguson mendon se ata mund të inspirojnë gjeneratën e re të talentëve lokalë të Unitedit.
“Ata janë dëshmi të gjalla për lojtarët e rinj, se sistemi i Unitedit u lejon lojtarëve të kenë sukses. Kur të pensionohen, ata do të qëndrojnë. Që të tre janë duke i marrë diplomat për trajner. Nuk mendoj se klubi do të lë t’i ikë nga dora ajo përvojë e madhe”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...